Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i dyfishtë në Laç i ndodhur në 31maj, ku ngelën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Eduart Lamaj, i njohur edhe me emrin Leandro Simoni, 30 vjeç u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me një plumb në këmbë.
Pasi u largua nga vendngjarja, ai u fsheh në banesën e tij.
Nga mosmjekimi i plagës, kjo e fundit u infektua dhe shëndeti i tij po rrezikohej nga dita në ditë.
Rastësia ose një tjetër ngjarje kriminale e pazbardhur bëri që në spitalin e Lezhës të paraqitej i riu Kreshnik Tusha, i cili u prangos nga policia, pasi u mendua se ishte ai autori i vrasjes.
21-vjeçari u soll në Tiranë, dhe u mbajt në burg pavarësisht se mohoi kategorisht përfshirjen e tij në ngjarje.
Pasi kaluan tre javë dhe plaga po përkeqësohej, Eduart Lamaj pa se nuk mund të kurohej më në banesë.
Ai shkoi në një klinikë private nga familja në Lezhë, ku u pa gjendja e tij shëndetësore.
Ortopedi nga Lezha, Besnik Lame bashkë me një kirurg të spitalit Ushtarak, Viktor Marku, 42 vjeç pranuan që ta operonin pa informuar policinë për një shumë prej 10 mijë euro.
Operacioni do të kryhej në një spital privat në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, por mungesa e vëmendjes nga familjarët që ishin gjatë gjithë kohës në vëzhgim solli edhe zbulimin e ngjarjes.
Dy mjekët janë arrestuar tashmë për”Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Me arrestimin e Eduard Lamajt alibia e 21-vjeçarit Tusha vërtetohet.
Grupi hetimor mëson se pas atentatit makina e autorëve është futur në një rrugicë ku është edhe banesa e Tushës.
Duke kujtuar se 21-vjeçari u ka ngritur pritë ata kanë qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.
Policia sqaroi sot se Eduard Lamaj është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.