Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit poliedrikut Moikom Zeqo në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërkohë që homazhet po bëhen tek atriumi jashtë Muzeut Historik Kombëtar, ku është vendosur edhe fotografia e tij, njerëzit kanë vendosur sjellin kurora me lule dhe tablo.
Gjatë homazheve është të pranishëm kanë qenë familjarët, bashkëshortja, fëmijët, miq dhe të afërm të Zeqos të cilët janë takuar me njëri-tjetrin duke mos respektuar distancimin social dhe as masat e tjera që janë vendosur në kuadër të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Të përqafuar dhe duke takuar duart shihet qartë që pavarësisht situatës ku jemi, me rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja, miqtë dhe familjarët e Zeqos nuk kanë respektuar asnjë masë kundër Covid-19.
Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo ka ndërruar jetë mëngjesin e 15 qershorit në moshën 71-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej vitesh.