Skip to content
Të Gjitha

Rasti i parë me COVID-19 në Përmet, Ja me cilin aktor kishte kontakte

· 1 min lexim

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Përmet.

Nga të dhënat e fundit mësohet se i infektuari kishte patur kontakte me aktorin Florjan Binaj, i cili rezultoi pozitiv pak ditë më parë.

Mësohet se Binaj para se të bënte testin e COVID-19 kishte një aktivitet në Përmet ku edhe ka kontaktuar me njerëz të tjerë.

Tamponi iu bë edhe kontakteve të tij të fundit, nga ky rezultoi pozitiv edhe rasti i parë për Përmetin.

Personi i infektuar është karantinuar në banesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, ndërkohë që hetimi ka nisur edhe për kontaktet e këtij të fundit.

Që nga nisja e pandemisë deri sot janë infektuar nga koronavrusi 1838 persona dhe kanë humbur jetën 42 pacientë. Ndërkohë mësohet se janë shëruar edhe 28 persona duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën në 1114.