Shënohet rasti i parë me Covid-19 në këtë qytet të Shqipërisë, 23-vjeçari pritet të niset drejt Tiranës
Ditën e sotme është evidentuar rasti i parë me koronavirus në rrethin e Sarandës.
Një 23-vjeçar ka rezultuar pozitiv, pasi është paraqitur ditën e djeshme me pneumoni në spitalin e Sarandës.
I riu jetonte me familjen në Manastir, Ksamil dhe nuk dihet se nga mund të jetë infektuar.
Pritet nisja e tij drejt Tiranës.