Skip to content
Të Gjitha

Shkarkohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Korçë dhe 7 efektivë

· 1 min lexim

Ditën e sotme shkarkuar nga detyra shefi i qarkullimit të Korçës, Ervin Dervishaj.

Mësohet po ashtu se bashkë me Dervishajn janë pezulluar edhe 7 efektivë të tjerë të qarkut të Korçës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Dervishaj ka qenë në detyrë prej një viti e gjysmë.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliut, pati lëvizje të tjera në polici.

Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan. Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, u emërua në këtë post në Gjirokastër, ku u largua ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.