Skip to content
Të Gjitha

Shtohen rastet me Covid-19 në Elbasan, një tjetër person i infektuar në Belsh

· 1 min lexim

Një rast tjetër pozitiv me Covid-19 është shtuar në Belsh të Elbasanit.

Mësohet se ka shkuar në dhjetë numri i të infektuarve në qarkun e Elbasanit.

Ditën e djeshme, në këtë qytet rezultoi i infektuar një punonjës policie.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë rezultuan të prekura me Covid-19 një nënë me vajzën e saj.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 66 raste të reja në vendin tonë të prekura me Covid-19.

Harta e të infektuarve u zgjerua ditën e djeshme me 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Numri i viktimave ka shkuar në 41, pasi dje humbën jetën 3 persona.