Me firmën e zv.Drejtores së Policisë së Shtetit, Aida Veizaj është nisur në drejtim të komisariateve në gjithë vendin një paralajmërim që ka të bëjë me mungesën e mbledhjes së parave që vijnë nga gjobat e vendosura ndaj qytetarëve gjatë fazës së emergjencës për shkak të COVID-19, por edhe lehtësimit të masave.
Faxweb.al ka siguruar shkresën në të cilën kërkohet që deri më 30 qershor 2020, duhet të justifikohen nivelet e ulëta të arkëtimeve nga paratë që janë gjobitur bizneset dhe qytetarët.
Në të kundërt, ndaj Drejtorëve të Drejtorive Vendore të Policisë, Zv. Drejtorët e Sigurisë dhe Seksioneve të Rendit, Shefat e Komisariateve, Shefat e Sektorëve të Rendit në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Shefat e Seksioneve të Rendit Publik në Komisariatet e Policisë si persona përgjegjës ndaj situatës, do të përballen me masat ndëshkuese.
Në letrën e adresuar personave të mësipërm, shkruhet se masat administrative të arkëtuara sipas DVP si në numër dhe në vlerë janë të papërfillshme në raport me sasinë e masave të vendosura, gjë që tregon sipas zyrtares së lartë të PSH, se nuk ka marrë vlerësim të plotë nga drejtuesit e strukturave të Drejtorive Vendore të Pòlicisë.
Gjithashtu, theksohet se ditët e fundit teksa masat janë lehtësuar, ka pasur ulje të ndèshkimeve të qytetarëve dhe bizneseve që shkelin rregullat dhe se kryesisht janë vendosur masa administrative vetëm në ‘zonat e kuqe’. Sipas Veizajt, nga strukturat e rèndit publik, deri më datë 09.06.2020, situata e trajtimit të personave që janë ndèshkuar është:
Masa administrative të shqyrtuara nga KSHKA në Komisariatet e Policisë 6133
Masa administrative të cilat kanë kaluar afatin 10 ditur të ankimit dhe kanë marrë formë të prerë pas vendimeve të marra nga KSHKA në Kòmisariatet e Pòlicisë 4998
Masat dministrative të ankimuar në DVP 1080 nga të cilat në proces shqyrtimi 110
Masa administrative të anuluara nga komisionet në DVP 262
Masat administrative të arkëtuara 14
Vlera e masave administrative të arkëtuara 140 000 lekë.