Këtë javë Komisioni Europian do t’i dorëzojë Këshillit të BE draftin për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklarata erdhi nga komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyi gjatë një sesionit të parlamentit Europian.
“Pres me padurim miratimin e draftit dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
Zgjerimi është i bazuar në meritë” theksoi zyrtari i lartë Europian.
Gjithashtu Varhelyi bëri thirrje për më shumë punë nga dy vendet ballkanike.
“Vendet ballkanike nevojitet të plotësojnë reformat.
Më shumë punë nevojitet si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore”, deklaroi Varhelyi.
Sipas komisionerit për zgjerimin në BE, sa më shpejt të kemi rezultate të prekshme, aq më shpejt do të ecim me procesin e integrimit.
“Komisioni Europian do të analizojë progresin e bërë në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë.
Gjithashtu në vjeshtë do të dalim me një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rajonin ekonomikisht në planin afatgjatë dhe për ta afruar rajonin me BE-në” -deklaroi Varhelyi.
Our commitment to #EasternPartnership is clear. And we aim to build together w partner countries an ambitious, flexible & inclusive partnership that also in the future continues to bring concrete results to people. Resilience will be an overarching framework for our relations. pic.twitter.com/iYSnCbh64M
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 18, 2020