Skip to content
Të Gjitha

U infektua nga i biri, preket me Covid-19 polici në burgun e Shënkollit

· 1 min lexim

Një polic i Burgut të Shënkollit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas “Faxweb”, dyshohet se polici është infektuar nga djali i tij.

Mësohet se ky i fundit kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi 66 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Po ashtu një person nga Shkodra humbi jetën në Spitalin Infektiv, si pasojë e Covid-19, duke u bërë viktima e 39 në vendin tonë si pasojë e virusit.