Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti i pajetë Hekuran Billa.
Mësohet se policia e Tiranës ka identifikuar një person të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.
Identifikimi i personit të shoqëruar në polici është bërë përmes kamerave të sigurisë.
Bëhet me dije se personi i shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun.
Kujtojmë këtu se ky i fundit u vra nga Billa në Angli.
Sipas “Abcnews”, ai është 22-vjeçari, i identifikuar si Sebastian Mali, i cili sipas policisë është edhe nipi i Prel Markut i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.
Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.
Ai është marrë në pyetje përgjatë gjithë natës por nuk ka pranuar asgjë.
Billa u qëllua në zonën e “Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e të shkuarës së Billës, i cili rezulton si anëtar i një bande shqiptare, që përveçse me trafikun e femrave dhe drogës, kishte gjetur një tjetër mënyrë për të bërë para.
Banda ku bënte pjesë Billa dhe një tjetër me anëtarë nga Kosova, vidhin paratë nga vendet e parkimit duke i shkaktuar bashkisë 1,243,000 £ dëm.
Pikërisht për këtë biznes të ri dhe të pa ‘lëvruar’ më parë, Billa vrau një të pafajshëm.
Më 2006 ai qëlloi me armë zjarri brenda një klubi, duke lënë të vrarë një 22-vjeçar të identifikuar si Prel Marku, i cili ishte kalimtar i rastit, si edhe plagosi 2 të tjerë.
Për vrasjen e tij, Billa u dënua me 34 vite burg, por u la i lirë nga Gjykatat shqiptare, nga e njëjta ‘dorë’ që liroi Endrit Doklen.
Enkelejda Hoxha vendosi që të nxirrte nga burgu edhe Billën, për të cilin drejtësinë e vendosi dikush tjetër, por me një vendim të sajin vendosi lirimin e Billës më shkurt 2019, dhe i dha atij kartën për një jetë të lirë, që nuk do të zgjaste shumë.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2779761488976871