Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Fier-Tepelenë, ku janë plagosur pesë persona, anëtar të një familjeje.
Familja ishte me origjinë nga Durrësi dhe po ktheheshin nga Greqia.
Shoferi i automjetit “Ford Fokus”, tha pas aksidentit se dyert e automjetit nuk hapeshin dhe pasagjerët u detyruan të dalin nga dritarja.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.