Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas situatës shqetësuese të ditëve të fundit ka paralajmëruar se tashmë do të ketë zero tolerancë për bizneset që shkelin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në një takim me inspektorët e Task-Forcës, anti-Covid-19, Manastirliu deklaroi se kjo është një luftë që nuk fitohet vetëm, ndërsa shtoi se derisa sjelljet e ndërgjegjshme të bëhen kulturë, ato duhet rikujtuar dhe në rast përsëritje të shkeljes së tyre, edhe gjobitur.
Ministrja u ka bërë apel subjektve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe ka kërkuar nga inspektorët të jenë çdo ditë në terren, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qyetarëve.
“Ne nuk mundemi që cdo qytetari t’i vendosim një polic, por duhet që çdokush të mbrojë shëndetin e vet dhe të tjerëve. Dio marrim masa adminisitrative për çdokënd që nuk mbron tjetrin, sepse çdokush që nuk mbron tjetrin nuk i shërben qëllimit madhor për të mbrojtur tjetrin”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e takimit të ministres Manastirliu me inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.
“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor – Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me inspektorët e task-forcës, anti-Covid19. Zero tolerancë për subjektet që shkelin protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga Covid19. Çdo shkelje duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin e qytetarëve! FATI I KËSAJ LUFTE VARET NGA SJELLJA E SECILIT PREJ NESH.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1897169163752826/
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 50 raste të reja me Covid-19, nga 333 të testuar.
Aktualisht në shërbimin Infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.