Skip to content
Të Gjitha

Djemtë e Labërisë gjobiten me 5 milionë lekë, Protestuan për largimin e konsullit grek pas djegies së flamurit shqiptar

· 1 min lexim

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 5 milionë lekë të reja grupin “Djemtë e Labërisë” të cilët organizuan një tubim paqësor para Konsullatës Greke në Gjirokastër.

Sipas ISHSH gjoba është vendosur pasi nuk janë zbatuar rregullat e distancimit social, akt ky normativ për ndalimin e tubimeve në kohë pandemie.

Protestuesit thanë se kjo protestë vjen si pasojë e shkeljes së të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë, ku për një kohë të gjatë shteti helen nuk ndalon propagandën dhe sulmin ndaj shqiptarëve dhe kulturës së tyre.

Shkak i kësaj proteste është ngjarja që ndodhi para dy ditësh në Sarandë, ku një minoritar grek i vuri flakën flamurit shqiptar.

Oragnizatorët e protestës kishin kërkuar më parë leje nga Drejtoria Vendore e Gjirokastrës, por kjo e fundit nuk e kishte aprovuar kërkesën e tyre.

Gjatë protestës forca të shumta policie u mblodhën para Konsullate dhe shoqëruan 9 persona.