Policia procedon 11 persona si organizatorë të tubimeve para MAS dhe MIE
Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona ditën e sotme si organizatorë të protestave të mbajtura sot para Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Mësohet se 7 nga të proceduarit janë nga protesta e shoqatës së transportit para Ministrisë së Energjitikës dhe 4 të tjerë nga protesta para Ministrisë së Arsimit.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ata akuzohen për “Oraganizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.”
Ndërkohë policia u ka kujtuar edhe njëherë qytetarëve që të mos marrin pjesë në tubime masive pasi do të merren masa kundrejt tyre.
Njoftimi zyrtar i policisë
Policia e Tiranës shpërndau dy tubime të paligjshme të zhvilluara njëkohësisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Arsimit, si dhe procedoi 11 persona të identifikuar si organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”. Grupi i parë i protestuesve që ishte mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përbëhej nga disa punonjës të Shoqatës së Transportit Publik, të cilët kanë kërkuar që të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit publik. Ndërsa një grup studentësh protestuan para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke kërkuar uljen e tarifave të studimit. Gjatë zhvillimit të tubimeve, në të dy rastet, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të shpërndahen, të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, duke i paralajmëruar se në rast mosbindje, do të ndërhyjë në bazë të ligjit. Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 7 persona si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 4 të tjerë si organizatorë të tubimit te Ministria e Arsimit, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e institucioneve, aq me tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet. Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të 11 personave të identifikuar si organizatorë, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”. Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19. Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.”
Lexo më tej
Paratë e AKSHI-t për sekretet e SHISH-it? SPAK heton 450 mijë euro drejt vëllait të Vlora Hysenit
Nga tenderat publikë të AKSHI-t te sekretet shtetërore të SHISH-it. Hetimet e SPAK po zbulojnë dyshime për një…
Gjykata lë të lirë mësuesin 35-vjeçar në Vlorë, i denoncuar për ngacmim seksual nga 7 nxënëse
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mësuesin e edukimit fizik, Albano Ameti, 35…
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…