Pas tre orësh diskutime ka përfunduar mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Palët nuk kanë arritur të bien në dakordësi për Komisionin Zgjedhor të zgjedhjeve.
Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i kësaj tryeze tha se Partia Demokratike ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon që anëtarët e KQZ-së të jenë me mandat.
Në mënyrë që marrëveshja për Reformën Zgjedhore të mbyllet me sukses, Gjiknuri tha se PD-ja duhet të thotë haptazi se çfarë kërkon.
Nuk kemi rënë dakord për ndonjë gjë pasi PD i është kthyer skemës së KQZ, kjo bën të mendosh që ajo që propozuan ekspertët që kanë qënë pjesë e disktutimeve është që të krijojmë një trupë të qëndrueshme. Të krijojmë një trupë profesionale dhe me mandate më të gjata se çfarë janë sot. Sic duket PD kërkon vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci dhe mund të ishte më e ndershme për të mbajtur siç është KQZ-ja. Realisht ky ishte devijim i bisedës sepse nuk e shbëjnë dot parlamentin. Duhet të ketë një reflektim nga ana e tyre. Ata kërkojnë mandate 4-vjeçare siç janë sot. Të rrimë tek kjo që jemi dhe s’kemi pse të bëjmë debat. U kthye në një marrëveshje për të marrë pjesë në zgjedhje. A do të ketë shtyrje për draftin? Ta përfundojmë këtë njëherë. Akuzat e Hajdarit? Nuk e di çfarë tha zonja Hajdari. PD kërkon përfaqësues në tender. Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedura për tenderin. A e rrezikon KQZ marrëveshjen? PD kërkon që të kemi sërish këtë vendimmarrje, pra kërkon KQZ aktuale. Është më e ndershme kjo, tentuam të bëjmë një gjë të mirë. Të rrimë me këtë skemë. Ka marrë fund marrëveshja? Forma e KQZ ishte parashikuar me mandatet siç e kishim parashikuar. Ta thonë publikisht se ne sinqerisht nuk kemi asnjë problem. Opozita parlamentare? PS është shprehur se do ta respektojmë marrëveshjen, do ta shikojmë se ne nuk i kemi votat. Ata janë faktorë politikë, do ta gjejmë një zgjidhje edhe me ta. Kjo marrëveshje u negociua edhe nga ndërkombëtarët. Nuk parashikoj dot. Dukeni shumë i qetë, mos ka një marrëveshje. A jeni për heqjen e koalicioneve parazgjedhore? I madhi shprehet i fundit. Edhe ne kemi opinionin tonë, por do të shprehemi të fundit.”.
Ndërsa para se të përfundonte mbledhja, bashkëkryetarja e kësaj tryeze u largua pasi u shpreh se nuk donte të bëhej pjesë e tenderave midis palëve.