Një paciente 58-vjeçare ka ndërruar jetë te Infektivi ditën e sotme, por Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk është viktimë e Covid-19.
Në një njoftim zyrtar nga MSH shkruhet se 58-vjeçarja ka ndërruar jetë nga tumori.
Referuar njoftimit të ministrisë viktima vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.
Njoftimi i plotë
“Nuk ka humbje jete nga Covid-19. 58 vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e tumorit. Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”, thuhet në njoftim.