Skip to content
Të Gjitha

Bie nga skela e katit të dytë, ndërron jetë 50-vjeçari nga Fieri

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për shtetasin, Besnik Dine, banues në Fier.

Duke punuar në banesën e shtetasit, F. Y., ka rënë nga skela e katit të dytë.

Mësohet se 50-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.