E ndërsa vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, pajisje mbrojtëse sanitare false janë sekuestruar në portin e Ankonas në Itali.
Këto pajisje sanitare mbrojtëse false vinin nga Shqipëria, në të cilën ditën e sotme theu rekordin me 82 raste të reja të infektuara nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Mësohet se ngarkesa prej 2 mijë e 300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’ janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga autoritetet doganore të Anconas.
Ato ishin vendosur në një rimorkio dhe kishtin ardhur nga Durrësi.
Me shenjë të falsifikuar, pajisjet mbrojtëse ishin të destinuara për një tregtar në Verona.