Një maturante në qytetin e Gjirokastrës ka humbur provimin e maturës për shkak të koronavirusit.
Ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në provimin e matematikës ditën e sotme pasi i ati i saj është rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në qytetin e gurtë, Gjirokastër.
Sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetëisë, famijlet që kanë të infektuar me COVID-19 duhet të izolohen dhe të vetë karantinohen. Kjo ka qenë edhe aryeja se përse maturantja nuk është lejuar të marrë pjesë në provim.
Maturantja ka marrë pjesë në provimin e gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, por nuk ka dhënë provimin e sotëm. Kjo pasi më 13 qershor i ati i saj, një 47 vjeçar ka rezultuar me covid, i cili ishte infektuar kur kishte qenë i shtruar në QSUT.
Ndërkohë ditën e sotme mijëra maturantë kanë zhvilluar provimin e matematikës pas protestës tre ditore që u mbajt para Ministrisë së Arsimit, për shkak të provimit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe.Ata kërkuan rishikimin e provimit dhe uljen e peshës së tij në zgjedhjet për universitet.
Ndërkohë dje Ministria e Arsimit publikoi përgjigjet e sakta të provimit dhe u dha fund dilemave të maturantëve për pyetje pa logjikë dhe të pakuptueshme.