Maqedonia e Veriut ka raportuar 103 raste të reja dhe 5 viktima ditën e sotme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, personat që kanë humbur jetën janë të moshës 45,65,73,74 dhe 80 vjeç.
Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë -17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-6.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë.
Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë prekur më shumë se 4 100 persona dhe kanë humbur jetën 193 vetë. Numri i rasteve aktive është mbi 2200.