Skip to content
Të Gjitha

Po riparonte defektet nga moti i keq/ Humb jetën punonjësi i OST-së në Mirditë

· 1 min lexim

Mbrëmjen e 10 janarit një punonjës i OST-së humbi jetën në Mirditë teksa po riparonte defektin e shkaktuar nga moti i keq.

Ai ishte pjesë e një ekipi pune që po riparonte defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Situata në qarkun e Lezhës ka filluar të përmirësohet relativisht pasi reshjet janë ndërprerë, por vijojnë temperaturat e ulëta, shkruan ‘ Ora News’.

Ndërkohë është e bllokuar Qafa e Kashnjetit nga akulli dhe nuk bëhet mësim në fshatrat Kalivac e Ungrej.

Në Mirditë shkollat janë të mbyllura. Rruga e Kombit funksionon relativisht mirë ka raste të bllokimit për shkak të prezencës së akullit.