Skip to content
Bota

2159 raste aktive në Maqedoninë e Veriut, 162 persona pozitiv vetëm 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Në Maqedoninë e Veriut gjërat nuk duken aspak mirë për shkak të pandemisë Covid-19.

Nga 778 testime në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut 162 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

5 persona kanë rezultuar të shëruar, ndërkaq 9 persona kanë vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmes facebook-ut.

Numri i përgjithshëm me të infektuar në Maqedoninë e Veriut është 4057, prej tyre 1710 janë shëruar, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 188 persona.

Numri i personave aktiv në RMV është 2159.