Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen në banesë bombola e gazit, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës 62-vjeçari

· 1 min lexim

Një bombul gazi ka shpërthyer në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur dy bashkëshortë.

Mësohet se gruaja M.S., 49 vjeç ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa bashkëshorti i saj, L.S. 62 vjeç është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera nga ngjarja, dhe se si është gjendja e tyre.

“Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe.

Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, njofton policia