Skip to content
Bota

Spanja njofton datën e re të hapjes së kufijve me Schengenin

· 1 min lexim

Spanja ka njoftuar datën 22 qershor si datë të hapjes së kufijve me vendet e zonës Schengen.

Data e mëparshme e vendosur nga Spanja ishte 1 korriku, datë e cila do të respektohet vetëm për kufirin me Portugalinë.

Ky vendim u bë i ditur ditën e sotme, e dielë  14 qershor nga kryeministri i vendit Pedro Sanchez.

Spanja ka vazhduar me lehtësimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes, në një kohë kur numri i të prekurve dhe vikitmave është në ulje.

Në përpjekje për të gjallëruar ekonominë dhe turizmin e vendit të cilat u goditën rëndë nga pandemia, Spanja vendosi që të rihapë kufijtë para datës 1 korrik, datë e vendosur nga BE.

Spanja është një ndër vendet europiane me numër të lartë të prekurish dhe viktimash, përkatësisht 250 mijë të prekur dhe 27 mijë viktima.