Pas 4 ditësh protesta nga maturantët për provimin e Letërsisë dhe Gjuhës shqipe, Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet.
Ditën e enjte 35 mijë maturantë zhvilluan provimin e Letërsisë dhe Gjuhës shqipe ku dolën shumë të pakënaqur. Sipas tyre pyetjet ishin pa logjikë dhe jashtë programit të përcaktuar më parë dhe me të cilin ishin përgatitur. Për këtë arsye ata vazhduan protestat deri ditën e sotme duke kërkuar rishpërndarje të pikëve dhe rishikimin e provimit.
Sot Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e provimit ku u është dhënë fundi dilemave të cilat maturantët, por jo vetëm kishin.
Maturantët sot mbyllën protestën e katërt dhe premtuan se nesër, sapo të mbaronin provimin e matematikës do t’i ktheheshin protestës.