Skip to content
Aktualitet

Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë, policia gjen një pistoletë në vendngjarje

· 1 min lexim

Një çift nga Kosova janë gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Pejë.

Ngjarja u bë e ditur nga policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në vendngjarje ka sekuestruar edhe një pistoletë e dy gëzoja fishëkësh.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ngjarja është ende duke u hetuar nga polica.

Njoftimi:

Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.