Skip to content
Të Gjitha

Gara për kreun e BKH-së, Prokuroria përfundon hetimet

· 1 min lexim

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kandidatët që do të marrin drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për më shumë se një muaj Prokuroria ka verifikuar katër kanditdatët për kreun e Byrosë Kombëtare.

Prokuroria tha se verifikimi është bërë në bazë të ligjit të dekriminalizimit dhe rezultoi se asnjëri prej kandidatëve nuk kishte probleme.

Pritet që SPAK të bëjë Vettingun e Kandidatëve, vetting ky që do të bëhet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtare.

4 kandidatët për drejtorë të BKH janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodja dhe Idajet Faskaj.