Pas Bashkisë së Durrësit, një tjetër institucion i rëndësishëm është prekur së fundmi nga koronavirusi.
Burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije se një këshilltare e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është karantinuar për shkak se një anëtar i familjes së saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Një gjë e tillë ka alarmuar ministrinë duke bërë që disa ditë më parë, pranë këtij institucioni të mbërrrinte një autoambulancë që ka kryer testimin për COVID-19 të të gjithë kabinetit.
Por ndonëse në mënyrë jozyrtare është thënë se të gjithë testet kanë rezultuar negativë, mungesat e anëtarëve të kabinetit në ditët në vijim konfirmojnë në mënyrë të heshtur se jo të gjithë testet mund të kenë qenë të tillë, duke ngritur dyshime të forta se mund të ketë disa të infektuar brenda kësaj ministrie.
Por pavarësisht panikut të përhapur në institucion, mënyra sesi është menaxhuar kjo situatë lë për të dëshiruar.
Në tentativë për ta mbajtur të fshehtë një gjë të tillë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë asnjë lajmërim për stafin jashtë kabinetit në mënyrë që të merreshin masat e duhura të distancimit apo testimit.
Gjithashtu, ministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të heshtë përpara opinionit publik, në vend që të bëhej transparencë për masat e marra në një kohë kur rreziku është tejet i lartë