Skip to content
Të Gjitha

Keni bërë plane për fundjavën? Merrni çadrën me vete, zonat ku do të ketë rrebeshe shiu (PARASHIKIMI I MOTIT)

· 1 min lexim

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm pasi shiu ka pushtuar vendin, madje në disa qytete ka shkaktuar edhe përmbytje.

E shtuna pritet të karakterizohet nga një mot me vranësira, por pa reshje dhe sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit temperatura maksimale pritet të regjistrohet në vendet e ulëta 27°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 25°C

në vendet e ulëta: 14 / 27°C

në vendet malore: 9 / 22°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore, ku gjatë mesditës do të ketë edhe rrebeshe shiu, ndërsa pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime.