Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka zbardhur një skandal prostitucioni në një qendër masazhi të liçensuar, ku masazhatorët të vetëfrohen edhe për ‘shërbime ekstra’, kundrejt pagesës.
Kanë qenë banorët e një pallati në afërsi të Selitës në Tiranë, që kanë denoncuar rastin në redaksinë e emisionit, i cili investigoi më pas këtë rast, duke bashkëpunuar me një klient të kësaj qendre estetike
Me video dhe audio është regjistruar biseda e klientit me pronaren e kësaj qendre, e cila pasi bashkëpunëtori i kërkoi të kryente një masazh relaksues me vaj, e drejtoi në dhomën e masazhit.
Në këtë dhomë vjen më pas punonjësja e cila pyetjes së bashkëpunëtorit të Fiks Fare nëse ofronin shërbime ekstra i është përgjgjur pozitivisht.
Ajo i ka ofruar mardhënie intime klientit kundrejt pagesës prej pesë mijë lekësh të reja.
Disa ditë më parë, mediat u ‘mbushën’ me lajmin e goditjes së grupit kriminal në disa hotele në zonën e Bishtit të Zhurit në Rrogozhinë.
Operacioni u zhvillua pas 7 muajsh hetimesh dhe gjatë operacionit “Zhuri” u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni.
Policia arrestoi dy biznesmentët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryehej prostitucion dhe 5 punonjëset e seksit.
Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit.
Për 2 pronarët e hoteleve dhe 5 punonjëset e seksit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.