Skip to content
Të Gjitha

“Dua të të takoj…” I dëgjoi zërin për herë të fundit, motra e Hekuran Billës rrëfen telefonatën me të vëllanë para se të ekzekutohej

· 2 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur rreth Hekuran Billës, 40-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit në kryeqytet.

Së fundmi, motra e Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar.

Ajo ka rrëfyer para grupit hetimor se gjatë sekondave të pakta të telefonatës, biznesmeni 40-vjeçar i kishte kërkuar që ta takonte, por fatkeqësisht kjo gjë nuk u realizua kurrë.

“Më telefonoi, më tha se donte të më takonte. Dua të të takoj, më tha,”– mësohet të ketë thënë ndër të tjera, motra e të ekzekutuarit, Hekuran Billa.

Pas kësaj telefonate, Billa ka marrë rrugën për tek qendra “Kristal”, ku punon e motra, por në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori dhe pas disa sekondash ishte i vdekur.

Deri tani ende nuk dihen  motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit.

Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ndërsa plagosi dy të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni,  ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.