Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përfundon mbledhja e Komisionit të Zgjedhores, Hajdari nuk tërhiqet: Partitë mos të kenë frikë nga ndryshimi i sistemit

18:57 12/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ka mbaruar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Rudina Hajdari pak pas daljes së saj nga Kryesia e Kuvendit deklaroi për mediat se beteja e opozitës për ndryshim të këtij sistemi, për lista të hapura, do të vijojë në Kuvend.

“Opozita parlamentare u anashkalua nga marrëveshja. Duhet të ishte trajtuar hap pas hapi çdo lloj pike e asaj marrëveshje. Anashkalimi ka sjellë një tension të lartë dhe jemi në këtë pikë. Ajo që është me rëndësi si opozitë, është fakti se kemi shpallur si luftë kryesore në këtë komision për reformën zgjedhore, ndryshim të sistemit dhe hapjen e listave. Ne kemi votat dhe do e çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit.”, tha Hajdari.

Edhe Ralf Gjoni u shpreh se opozita parlamentare vazhdon që të mbajë të njëjtin qëndrim dhe se do ta kushtëzojë votën e tij me marrjen parasysh të ndryshimit të sistemit Zgjedhor si dhe hapjen e listave.

“Mazhoranca të bjerë dakord për ndryshimin e sistemit si dhe hapjen e listave, ndryshe nuk do të ketë dakordësi për ta kaluar në parlament…Këta deputetë janë më seriozë se ata që ikën nga parlamenti, e s’kanë pasur kurrë guxim që të merren me Sistemin Zgjedhor. Vjet në këtë kohë askush nuk fliste për sistemin zgjedhor dhe as për listat, sot situata është ndryshe.” deklaroi Ralf Gjoni.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se mbledhja e sotme ishte informuese edhe pse ka ende anëtarë të opozitës parlamentare që insistojnë për ndryshimin  sistemit zgjedhor.

“Më shumë ishte seancë informuese për çfarë kemi arritur deri tani. Opozita një pjesë e anëtarëve vazhdojnë të këmbëngulin me faktin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe se nuk e njohin këshillin politik.  Ne jemi parti që i qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë për të shkelur marrëveshjen. Mazhoranca votat e saj i ka të plota por ne do të vazhdojmë të bindim çdo kënd“, tha Gjiknuri.

Gjatë ditës së sotme opozita parlamnetare ka depozituar në Kuvend një draft ku kërkon lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kërkesa është paraqitur si e mbështetur nga tre grupet opozitare në Kuvend, por jo të gjithë deputetët e pakicës kanë qenë dakord, pasi disa prej tyre nuk kanë pranuar ta firmosin shkresën, duke pasur rezerva për pragun prej 5% si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Refuzimi i diskutimit të sistemit zgjedhor dhe listat e hapura në një fazë të dytë ka revoltuar opozitën parlamentare e cila ‘kërcënon’ se nuk do të votojë asnjë reformë nëse nuk reflektohen dhe këto dy gjëra në reformën zgjedhore.

Kjo ka bërë që ata të zhvillojnë takime të ndara më herët me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Rama por pa arritur asnjë dakordësi mes tyre.

Gjatë paradites së sotme në orën 11:00 u mblodh dhe Këshilli Politik, ku u zbulua dhe zbuluar skemën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore.

Sipas marrëveshjes së arritur buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë, duke sqaruar se tavani për financimet private do të jetë 1 me 3, teksa pjesë e dakordësisë janë edhe reklamat politike në media, të cilat do të vazhdojnë të jenë pjesë e kodit të ri zgjedhor.

Të lidhura

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Përballë temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar...

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Para

“Dua të të takoj…” I dëgjoi zërin për herë të fundit, motra e Hekuran Billës rrëfen telefonatën me të vëllanë para se të ekzekutohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.