Skip to content
Të Gjitha

Protesta e Vetëvendosjes, policia e Kosovës rrethon godinat shtetërore

· 1 min lexim

Pak para nisjes së protestës e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, policia e Kosovës ka rrethuar godinat shtetërore.

Trupat e Policisë janë shpërndarë në të gjitha pjesët në qendër të qytetit, ndërsa janë rrethuar  ndërtesa e Qeverisë dhe Kuvendit  që gjenden në sheshin ku mbahet protesta.

Lëvizja Vetëvendosja ka thirrur këtë tubim në 15 vjetorin e themelimit të saj si dhe në nder të Çirimit të Kosovës.