Skip to content
Të Gjitha

Dita e çlirimit të Kosovës/ 21 vite nga ndërhyrja e NATO-s, trupat paqeruajtëse ende prezente

· 1 min lexim

Data 12 qershor e vitit 1999 në Kosvë do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët.

Kjo ditë shënoi edhe triumfin ndaj serbëve dhe natyrisht shënoi edhe çlirimin e vendit.

Asokohe sulmet ajrore të NATO-s pushuan, për t’i mundësuar këmbësorisë hyrjen në Kosovë, që më pas do të largonin forcat serbe nga aty.

Qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës do të ktheheshin më në fund në shtëpitë e tyre.

https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/263288144757831/

Vendimi i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Javier Solana që dërgoi n37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Falenderimi i refugjatëve të kthyer në atdhe, për forcat paqeruajtëse, ishte tepër prekës.

Sot Kosova feston 21 vjetorin e Çlirimit.

Edhe sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë prezente në territorin e Kosovës.

Sot Kosova është shtet i pavarur dhe ka konsoliduar institucionet e saj shtetërore, policinë, madje edhe ushtrinë.

Integriteti territorial është i garantuar me shpalljen e pavarësisë në 17 shkurt të 2008-ës, të njohur nga mbi 100 shtete të botës.

https://www.facebook.com/shqiperi.reago/posts/711528022945059