Ekzekutimi i 40 vjeçarit Hekuran Billa në “Komunën e Parisit” tronditi kryeqytetin.
Policia ka gjetur të paktën 15 gëzhoja në vendin ku u ekzekutua mbrëmë në mënyrë mafioze 40 vjeçari Hekuran Billa.
11 prej plumbave të lëshuara nga arma e përdorur prej atentatorëve kanë qëlluar makinën dhe trupin e tij duke mos i lënë asnjë shans për t’i mbijetuar atentatit.
Autorët e kanë gjurmuar viktimën dhe e kanë pritur atë sa të ngrihet nga lokali.
Më pas kanë qëlluar drejt tij me breshëri plumbash.
Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja.
Ndërkohë, arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që perdor garda dhe është çuar në laborator.
Kjo armë nuk rezulton e regjistruar ne Shqipëri.
Po ashtu edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar.
Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAULT.
Pak minuta më parë për ngjarjen ka reaguar edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Në një njoftim për mediat që është bërë publik, kanë nisur edhe verifikimet e fakteve për dënimin me burg të përjetshëm të Hekuran Billës.
Kujtojmë që Billa njihej si vrasësi i një 22 vjeçari, bashkëkombas i tij në Angli në vitin 2006.
NJOFTIM PER MEDIA
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.
Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.