Skip to content
Të Gjitha

E vranë të “Komuna e Parisit”, Billa përdorte 2 emra/ Zbardhet dëshmia e familjarëve: Kishte pak ditë që erdhi në Shqipëri

· 2 min lexim

Policia ka gjetur të paktën 15 gëzhoja në vendin ku u ekzekutua mbrëmë në mënyrë mafioze 40 vjeçari Hekuran Billa.

11 prej plumbave të lëshuara nga arma e përdorur prej atentatorëve kanë qëlluar makinën dhe trupin e tij duke mos i lënë asnjë shans për t’i mbijetuar atentatit.

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e djeshme, në lidhje me lëvizjet e viktimës sesi hyri në Shqipëri.

Sipas “Balkanëeb”, familjarët e viktimës janë shprehur se Hekurani ka mbajtur dy emra.

Ai njihej ndryshe edhe si Herland Bilali.

Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk u ka shfaqur asnjë shqetësim, madje lëvizte me makinë normale, të pa blinduar, pasi nuk kishte frikë.

“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pa shoqëruar dhe me makinë normale të pa blinduar.

Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë.

Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan ata.

Mësohet se Hekuran Billa pak minuta para atentatit ishte nisur për takuar motrën e tij, e cila punonte në një dyqan afër zonës ku u krye ekzekutimi mafioz.

Ky takim nuk u bë, pasi 40-vjeçari u vra pak minuta para se të takonte motrën e tij. Pas ekzekutimit është marrë në pyetje edhe motra e viktimës.

Nuk dihet ende se çfarë ka deklauar në polici kjo e fundit.

Autorët e kanë gjurmuar viktimën dhe e kanë pritur atë sa të ngrihet nga lokali.

Më pas kanë qëlluar drejt tij me breshëri plumbash.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja.

Ndërkohë, arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që perdor garda dhe është çuar në laborator.

Kjo armë nuk rezulton e regjistruar ne Shqipëri.

Po ashtu edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar.

Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAULT.