Pamje të reja vijnë nga vendngjarja ky u ekzekutua Hekuran Billa, 40 vjeç, mbrëmjen e sotme.
Siç shihet nga fotot xhami nga ana e shoferit është i bërë shoshë, çka tregon se autori apo autorët kanë zbrazur disa plumba duke u siguruar për arritjen e objektivit, pra vrasjen e Billës.
Në pamje të tjera, brenda mjetit të llojit “BMW X6”, ku u gjetë i vdekur edhe Billa, dallohet trupi i tij i pajetë, ku Billa shihet i shtrirë, i veshur me një bluzë ngjyrë gri, ndërkohë që i gjithë vendi është rrethuar nga forca të shumta policie.
Hekuran Billa, 40 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar mbrëmje e sotme me një armë zjarri me silenciator në një zonë të populluar te Komuna e Parisit në kryeqytet, rreth orës 22:00.
Një person, ende i paidentifikuar është afruar pranë xhamit të makinës, nga ana e shoferit, dhe ka qëlluar mbi Billën, duke e lënë të vdekur.
Nga ana tjetër, pak minuta pas atentatit në Prezë të Vogël është gjendur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes, por ende nuk ka detaje nga Policia.
Kush është Hekuran Billa?
Hekuran Billa, është dënuar për vrasje të Prel Marku, 22 vjeç, në Park Royal më 14 tetor 2008, kur ishte 28 vjeç.
Po ashtu, ai ka qenë i përfshirë në bandat shqiptare të cilat operonin në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, dhe në prostitucion dhe sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Brahoj, 45 vjeç.
Billa u ekstradua nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasje dhe një vit më parë është liruar nga burgu i Fushë-Krujës, pasi nga autoritetet është konsideruar se dënimi i tij prej 35 vitesh burg, është shlyer.
Ndërkohë, sipas të dhënave në QKB rezulton se Hekuran Billa është pronar i një biznesi në fushën e tregtisë së automjeteve të të gjitha tipeve me shumicë e pakicë, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës, servisit të autove etj.