Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me biçikletë dhe ka dhunuar një 58-vjeçar, me iniciale F.H., i cili ka përfunduar në spital.
Policia informon se i arrestuari, shtetasi me inicialet R.C., ka qenë tek zona e njohur si 9-katëshet në Tiranë dhe ka goditur me biçikletë 58-vjeçarin dhe fill pas kësaj ai e ka dhunuar dhe me grushte.
Më pas është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në komisariatin nr.3 të Policisë, teksa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Grrupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim. Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.