Skip to content
Të Gjitha

Për çfarë i duhej karburanti? Adriatik Alimadhi “dergjej” në shtratin e Infektivit, makina e tij u furnizua nga lekët e shqiptarëve

· 2 min lexim

Situata e krijuar prej pandemisë së koronavirusit solli izolimin e të gjithë shqiptarëve për më shumë se dy muaj.

Shumë masa kufizuese u vendosën nga qeveria në lidhje me lëvizjen e lirë apo dhe mbajtja e detyruar e maskave dhe dorezave në ambientet publike.

Ndër masat e vendosura ishte edhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të autoambulancave, makinave të bizneseve dhe farmacive.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat edhe në muajin më kulminant të pandemisë.

Qeveria shqiptare ndaloi për shumë ditë me radhë kryerjen e aktiviteteve të zakonshme, nën masa të forta sigurie, ku madje shumë individë edhe janë gjobitur për shkak se kanë thyer rregullat e karantinës.

Një prej aktiviteteve të ndaluara ishin edhe punimet e Kuvendit dhe të Komisioneve, apo edhe funksionimi i gjykatave.

Deputetët i zhvillonin Komisionet online, teksa qëndronin në karantinim të plotë, duke marrë parasysh faktin që qarkullimi ndërqytetas ishte i ndaluar.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve gjatë kohëve të vështira, kryeparlamentari Gramoz Ruçi gjatë një mbledhje të Byrosë së Kuvendit vendosi që deputetëve t’u përgjysmohet paga për 3 muaj.

Por mesa duket kjo nuk ka qenë problem pasi shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat dhe dietën gjatë muajit prill 2020.

Deputeti i cili mori vëmendjen ishte Adriatik Alimadhi, pasi u infektua me Covid-19 dhe u shtrua menjëherë në Spitalin Infektiv.

Por siç shihet, kjo nuk e ka ndaluar deputetin e ri të opozitës të  nga taksat e shqiptarëve para për karburant edhe pse për një muaj ka qenë i shtruar në spital (105. Adriatik Alimadhi 40,000 lekë karburant).

Madje ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u transferua nga Infektivi për në spitalin Shefqet Ndroqi.

Nga e gjithë kjo situatë ngrihet pyetja se ku e ka përdorur Alimadhi karburantin dhe për çfarë t’i jetë dashur ndërkohë që ka qenë në spital?