Skip to content
Të Gjitha

Ministria e Shëndetësisë nuk e pranon/ Ndërron jetë 81-vjeçarja, ishte me Covid-19 asimptomatik

· 1 min lexim

Një paciente e shtruar në Spitalin Infektiv mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të insuficiencës multiorganore.

Sipas “Balkanweb”, e moshuara ishte dhe me Covid asimptomatik.

Në një reagim zyrtar Ministria e Shëndetësisë pohoi se 81-vjeçarja nuk ka vdekur nga Covid-19, duke shpjeguar se e moshuara vuante dhe nga insuficienca multiorganore kronike të dekompensuar.

“Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore.

E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 42 raste të reja të infektuar me koronavirus.