Skip to content
Të Gjitha

Rritet bilanci edhe në Kosovë, 31 viktima dhe 1269 të infektuar nga koronavirusi

· 1 min lexim

42 raste të reja të infektuar me koronavirus u shtuan në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 1341 numrin e të prekurve.

Ndërsa në Kosovë mësohet se numri i rasteve në total të infektuar me koronavirus ka shkuar në 1269.

Mësohet se 912 persona janë shëruar, ndërkohë që janë shënuar 31 vīktima.

Një ditë më parë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe me SARS-CoV-2, janë konfirmuar gjashtë raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës tre raste dhe me nga një rast në Mamushë, Vushtrir dhe Gjilan.