Skip to content
Të Gjitha

Shkodra sërish zonë “e nxehtë”, shtohen 9 raste të reja me Covid-19

· 1 min lexim

Numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri, po rritet ndjeshëm ditët e fundit.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 36 raste të reja në vendin tonë, ku Tirana vazhdon të mbetët “vatra e nxehtë” e të infektuarve.

Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19 në Shkodër dhe 1 rast në Pukë.

Në Shkodër janë në total 29 raste aktive me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin janë 305 raste.

Kujtojmë se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në vend mbetet 34.