Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me maska plastike si për Halloween: Kamerat nxjerrin zbuluar atentatorët e Çapjas

20:32 09/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Atentati ndaj Ardian Çapjas ka shkaktuar një bujë të madhe në media, teksa autorët ende nuk janë identifikuar, megjithatë duket se edhe pak ka mbetur.

Së fundmi, Dosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi skemën që u ndërtua në Elbasan, mëngjesin e të hënës, duke raportuar se janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë rreth e qark vendit të ngjarjes, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe 28 persona, që mendohet se janë në dijeni, apo kanë parë ndonjë gjë në lidhje me atentatorët.

Pikërisht nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është vënë re se disa nga atentatorët kanë pasur maska plastike (të ngjashme me ato që vendosen në festën e Halloween), e të tjerët mbanin kapele e maska të zeza.

Snajperi dhe dy vëzhguesit kanë vrapuar menjëherë drejt saj sapo objektivi është qëlluar, duke besuar se e kanë lënë të vdekur dhe me ndihmën e një fuoristrade janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Këto filmime dhe dëshmitë e mbledhura nga deklarimet e personave që janë marrë në pyetje, pritet të zbardhin më tepër detaje.

Nga ana tjetër, Ardian Çapja vijon të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ende në rrezik për jetën, por mbrëmjen e të hënës ka dhënë dëshminë e parë për Policinë, duke mohuar atentatin, pasi shprehet se është rrëzuar mbi një hekur që i ka shpuar tejpërtej.

“Nuk guxon njeri të më vrasë në shtëpinë time. Pasi u rrëzova nga banesa në shpatull më ka hyrë një hekur, prandaj ngeli edhe plaga. Ju po mashtroni”, u është drejtuar Ardian Çapja oficerëve që e pyetën për ngjarjen.

Mirëpo, ekzaminimet flasin për një plumb që i ka kaluar fare pranë zemrës dhe në shtëpinë e Capjas nuk kanë gjetur hekurin që ai pretendon se e ka shpuar.

Mëngjesin e djeshëm Elbasani do zgjohej me një ngjarje të rëndë, pasi Ardian Çapja, koka e familjes Çapja dhe pronari i një sërë bizneseve ka rënë pre për herë të tretë e një atentati.

Ai është qëlluar me snajper, por arriti të mbijetonte, duke u plagosur në shpatullë dhe këmbë, teksa menjëherë u transportua drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Mësohet se një person i veshur si punonjës në fushën e ndërtimit, me kominoshe që përdorin punonjësit e llaçit, ka zbritur nga një automjet i llojit “Range Rover”, i Policisë dhe ka vrapuar drejt banesës së Çapjave, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.

Nga ana tjetër, pas atentatit, mësohet se janë angazhuar të gjithë njerëzit e Çapjave dhe janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa disa prej tyre bllokuan rrugën kryesore në dalje të Krastës dhe pritën momentin kur me ‘shpejtësi skëterrë’ kaloi mjeti i atentatorëve.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

Edhe pse plumbi i kaloi pak centimatra pranë zemrës dhe një tjetër e mori në këmbë, Çapja ia doli të mbijetojë por është në rrezik për jetën.

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para

Sherri masiv në ish-Bllok, ku u përfshinë djemtë e deputetëve: Publikohen pamjet nga brenda lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.