Skip to content
Showbiz

Deputetja shqiptare lë nam në Kuvend/ Ha thonjtë dhe i hedh poshtë tavolinës ( video)

· 1 min lexim

Një situatë tepër turpëruese është publikuar në media për ministren e Integrimit të Kosovës, Dhurata Hoxha. Ajo është filmuar në Kuvend, teksa ha thonjtë dhe i hedh poshtë tavolinës.

E gjithë situata ka ndodhur gjatë një seance plenare të Kuvendit të Kosovës, gjatë interpelancës rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Në kohën që ndodhi ngjarja, Dhurata Hoxha ishte në krye të dikasterit të Drejtësisë, ndërkohë që sipas mediave të Kosovës, tashmë akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin. Periskopi shkruan se “Vetëvendosje” kërkoi shkarkimin e saj si ministre e Integrimeve. Kryetari Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që te votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxhës dhe zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme.

Shihni videon:

Ministrja ha thonjte ne Parlament, ja si e kane filmuar on Vidnews.