Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi rikthehet në Lezhë, djali i pacientes së infektuar shpërndan pica në qytet

· 1 min lexim

Koronavirusi është rikthyer sërish në Lezhë.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë deklaroi për 36 raste të reja të infektuar në 24 orët e fundit.

27 raste nga 36 në total, rezultuan në Tiranë, e ndërsa një rast në Lezhë.

Një paciente 57-vjeçare, e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal, ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19, pas testit që i është bërë.

Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marrë virusin, pasi pacietja ishte shtruar me probleme respiratore.

Kjo vatër e re me koronavirus konsiderohet problematike, pasi mësohet se djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.