Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tjetër skandal! Polici në doganë kërkon favore seksuale në këmbim të kalimit ilegal

21:24 08/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Vijojnë skandalet me abuzimet seksuale në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denoncuar një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal drejt Greqisë.

Emisioni ka regjistruar me video se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi dhe duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.

Ishte një emigrant ai që ka denoncuar efektivin, duke thënë se në datën 4 mars 2020, ai së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.

“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’ thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” thotë ai.

Më tej, tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale.

“Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur. Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë. I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti.

Më tej, emigranti ka treguar se edhe pasi kaluan kufirin, punonjësi i Policisë vazhdon t’i shkruajë.

“I shkruan vazhdimisht që ‘më del në ëndërr, çdo mëngjes çohem me fytyrën tënde. Te vendi ku të pashë atje, kur shoh atë vendin atje, tavolinën, që më kujtohesh ti. Kam rënë në dashuri me ty. Njëherë shkruan në darkë. Çdo ditë. Të dua, budalliqe, zemra”.

Në fund, emigranti thotë se “punonjësi i Policisë quhet Pëllumb Cani, e takova kur ishte me uniformë policie”.

Pas denoncimit, një bashkëpunëtore e emisionit Fiks Fare e takon punonjësin e Policisë, duke i kërkuar që ta ndihmojë të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, pasi aktualisht nuk ka pasaportë.

Ai i thotë që t’i lërë disa ditë dhe do t’i gjejë një person që do ta kalojë dhe se të gjitha gjërat do ti marrë ai përsipër.

Bashkëpunëtorja i thotë se pagesa është aq sa pagoi “kushërira” e saj, ndërsa ai i përgjigjet se “unë nuk e di sa i mori ai”, duke pranuar në këtë mënyrë se e ka ndihmuar!

Punonjësi i thotë se ato gjëra do t’i bëj “me 0 kosto”, teksa shton se mund të jenë edhe 3 persona të tjerë që do të kalojnë në këtë mënyrë.

Më tej, bashkëpunëtorja i bën me dije se do të lëvizë, ndërsa punonjësi i Policisë i kërkon që të rrijë në Gjirokastër.

“Rri sot këtej. Ato muhabetet me ata (trafikantët) do t’i bëj unë. Që je njeriu im dhe nuk do paguash gjë. Në qoftë se do ta bëjmë gjënë do e bëjmë tamam. Kalojnë gjithmonë. Nuk të tregoj gjë. Ti rëndësi ka që të mbarosh hallet. Edhe unë këtë dua, që ti të mbarosh hallet. As unë të mos turpërohem.

Punonjësi i thotë se do ta ndihmojë me të gjitha mënyrat që ka, teksa e pyet për moshën, duke i bërë edhe një kompliment “dukesh shumë më e re”.

Pas kësaj bisede i bën edhe një ftesë.

“Tani, meqë erdhe unë mendoj të rrish. Të hamë një drekë bashkë. Është kënaqësia ime që të rrish. Zëmë një hotel dhe rri. Tani erdhe deri këtu mirë është që të rrish. Rri, hamë një drekë, vemi diku dhe ik pastaj. Marr unë ata të agjencisë, i pyes kur kanë autobusë. Hamë një drekë, rrimë dhe pak, edhe ik. Të sakrifikosh pak. Tani, do rrish te ajo kioska atje. Do marr makinën unë dhe do lëvizim bashkë. Të njihemi, më mirë se s’kemi kohë se unë mund të them hajde nesër se do ikësh. Po unë do jem në punë dhe s’do kem mundësi. Unë të thashë një fjalë që ti do të ikësh në Athinë. Po, vemi hamë një drekë dhe rrimë vetëm, më të qetë” i thotë ai, ndërsa bashkëpunëtorja i bën me dije se duhet të lëvizë urgjentisht.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para

Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Brenda pak ditëve do zgjidhet situata, gjithçka nisi pas projektit në Porto Romano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.