Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi këtë të hënë se situata nga pandemia e koronavirusit po përkeqësohej në mbarë globin.
OBSH bëri me dije se është regjistruar raporti më i lartë i rasteve të reja, me Covid-19 në SHBA.
Koronavirusi ka vrarë më shumë se 403,000 njerëz nga të paktën 7 milionë të infektuar që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e 2019.
Pas Azisë Lindore, Europa u bë epiqendra e sëmundjes, por tashmë Amerika e Jugut është kthyer në pikën më të nxehtë.
“Megjithëse situata në Europë po përmirësohet, globalisht ajo po përkeqësohet,” i tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale në Gjenevë.
“Më shumë se 100,000 raste janë raportuar në 10 ditët e kaluara. Dje, janë raportuar më shumë se 136,000 raste – numri më i lartë në një ditë deri më tani.
Tedros tha se në vendet ku situata po përmirësohej, “kërcënimi më i madh tani është vetëkënaqësia”, duke shtuar se “shumica e njerëzve në nivel global janë akoma të ndjeshëm ndaj infeksionit”.
OBSH ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e gjurmimit të atyre që mund të kenë ardhur në kontakte të qëndrueshme, të ngushta me një person të infektuar.
Tedros tha se OBSH deri më tani kishte dërguar më shumë se pesë milionë artikuj të pajisjeve mbrojtëse personale në 110 vende.
Trupi global shëndetësor synon të dërgojë më shumë se 129 milionë veshje në 126 vende.