Skip to content
Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme? Balla zbulon se kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe parlamentare

· 1 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar datën se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vend.

Në një dalje për mediat ai u shpreh se 9 maji 2021 është një datë kuptimplotë për t’u zhvilluar zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa për zgjedhjet lokale ai tha se mund të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj të vitit 2023.

Po ashtu Balla ka mohuar kalimin në zgjedhje të parakohshme vendore dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie mes demokratëve.

Këtë e ka justifikuar me presionet e brendshme të partisë opozitare.

“Zoti Basha nuk di si të mbajë Xhelal Ziun me gajret dhe synon të gënjejë përsëri.

Zgjedhjet lokale sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod, më 15 prill-maj 2023.

Sa i përket zgjedhjeve në Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, kjo është një kompetencë e Presidentit që duhej ta kishte ushtruar.

Zgjedhjet paralamentare sipas ndryshimeve të reja zgjedhore janë përafruar, 9 maji 2021, është një datë kuptimplotë për ne, është jo vetëm dita e Europës por dhe dita e fitores mbi fashizmin. Presidenti ta shqyrtojë këtë datë, ne jemi shumë dakord.

Mua më vjen mirë që PD u tërhoq nga kërkesat e saj imagjinare”, u shpreh Balla.