Ardian Çapja u plagos pak orë më parë në shtëpinë e tij në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se atentati i tij u bë më snajper nga Kodrat e Krastës dhe 55-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull.
Snajperi me të cilin u qëllua Çapja është djegur brenda makinës që iu vu flaka nga autorët.
Çapja u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi është plagosur me plumb, 55-vjeçari është rrëzuar në tokë duke marrë dëmtime të rënda edhe në kokë.
Kujtojmë se ky është atentati i tretë që i bëhet Çapjas.
Pranë banesësë së Çapjas u gjet edhe një makinë e djegur, e përdorur nga autorët.
Për gjendjen shëndetësore të të plagosurit ka folur edhe drejtori i Spitalit të Traumës.
Për mediat ai ka thënë se gjendja e tij është kritike.
Mësohet se Ardian Çapja ka qëndruar për një kohë të gjatë në sallën e operacionit.