Skip to content
Të Gjitha

Zbardhen të tjera detaje, Ardian Çapja u qëllua me snajper me numra të fshirë

· 1 min lexim

Pak minuta më parë një atentat me armë zjarri u regjistrua në qytetin e Elbasanit.

Nga policia u mësua se personi i plagosur është Ardian Çapja.

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e Çapjas.

Sipas “Balkanweb”, Çapja është qëlluar nga disa persona ende të paidentifikuar, në momentin që ai po dilte nga banesa e tij.

Mësohet se autorët e ngjarjes e kanë qëlluar me snajper me numra të fshirë.

Bëhet e ditur se arma është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret.

Si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Gjendja shëndetësore e Çapjas paraqitet e rëndë.